Ndërlidhjet

Gazi rus edhe në Kosovë?!


Harta që ka bërë Rusia për Rrjedhën e Jugut
Harta që ka bërë Rusia për Rrjedhën e Jugut
Kreu i Gazprom-it rus, Alexei Miller, do të vizitojë Serbinë më 28 shkurt, për të diskutuar ndërtimin e tubacionit të gazit Rrjedha e Jugut, si dhe çmimin e gazit të Rusisë, raporton agjencia Itar-Tass.

Më 20 shkurt, Kuvendi i Serbisë ka miratuar një ligj, i cili rregullon ndërtimin e Rrjedhës së Jugut.

Sipas Itar-Tass, njëri nga seksionet e tubacionit “do të kalojë në Kosovë, nga qyteti serb i Nishit, për të furnizuar me gaz Kosovën dhe Maqedoninë”.

Përveç kësaj, seksione të tubacionit do të ndërtohen edhe në Republikën Sërpska dhe në Kroaci.

Gjatësia e seksionit të Serbisë do të arrijë 450 kilometra dhe pritet të kapë vlerën e 1.7 miliard eurove.
XS
SM
MD
LG