Ndërlidhjet

Franca planifikon shkurtime buxhetore


Presidenti francez, Francois Hollande
Presidenti francez, Francois Hollande
Franca do të fokusohet në shpenzimet buxhetore për të ulur defcitin në 3 për qind të GDP-së në vitin 2014, por nuk planifikon masa tjera të kursimit në këtë vit, ka thënë presidenti francez, Francois Hollande.

“Do të ishte gabim që të ndërmerren masa që do të frenonin konsumimin dhe investimin”, ka thënë Hollande në Paris.

Shumë shtete të eurozonës kanë aplikuar masa të ashpra kursimit për shkak të krizës së borxheve që tash disa vjet ka kapluar shumë nga shtetet që përdorin valutën e përbashkët, euron.
XS
SM
MD
LG