Ndërlidhjet

BE lë jashtë Shengenit Bullgarinë e Rumaninë


Luksemburg
Luksemburg
Bashkimi Evropian ka shtyrë votimin për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën Shengen.

Blloku 27 anëtarësh tha në një deklaratë se do ta adresojë këtë çështje në fund të vitit.

Deklarata është lëshuar pas një takimi të ministrave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshëm të BE-së.

Gjermania në javën e kaluar ka tërhequr vërejtjen se do të vë veto ndaj shteteve anëtare, Rumanisë dhe Bullgarisë për t’iu bashkuar zonës 26 anëtarëshe të Shengenit.

Për zgjerimin e kësaj zone kërkohet votim unanim.

Shtetet kanë përmbushur të gjitha kërkesat teknike për anëtarësim në vitin 2011.

Por, shqetësimet mbi dështimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimiti të organizuar kanë shtyrë pranimin e tyre vazhdimisht.
XS
SM
MD
LG