Ndërlidhjet

Tërmeti në Japoni është ndjerë edhe në hapësirë


Ilustrim
Ilustrim
Tërmeti i dy vjetëve më parë në Japoni ka qenë aq i fuqishëm, saqë efektet e tij janë ndjerë edhe në hapësirë, shkruan BBC.

Mediumi britanik citon shkencëtarët të kenë thënë se dridhja me fuqi prej 9.0 shkallësh të Richterit, më 11 mars të vitit 2011, ka dërguar një grugullimë zëri në atmosferë, e cila është regjstruar nga sateliti Goce.

Instrumetet e tij super të ndjeshme kanë qenë në gjendje të kapin çrregullimin, teksa ka kaluar nëpër të çarat e holla të ajrit, ende të pranishme rreth 255 km në largësi nga Toka.

Vëzhgimi është publikuar në revistën “Letrat e Kërkimeve Gjeofizike”.

Prej kohësh ka qenë e ditur se tërmetet e fuqishme gjenerojnë valë akustike me frekuencë shumë të ulët, por asnjë anije kozmike në orbitë nuk ka pasur mundësi t’i regjistrojë ato deri në vitin 2011, raporton BBC.
XS
SM
MD
LG