Ndërlidhjet

Procesi i ri gjyqësor lidhur me rastin Magnitsky


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Të hënën do të nisë një proces i ri gjyqësor në Moskë, lidhur me vdekjen në paraburgim të avokatit që njihej për kauzën e tij anti-korrupsion. Sergei Magnitsky ishte arrestuar menjëherë pas akuzave të bëra ndaj shtetit për vjedhjen e 230 milionë dollarëve.

Ai vdiq në vitin 2009, në paraburgim. Magnitsky ishte dënuar nën akuzën për mashtrim tatimor.

Vdekja e tij shkaktoi një protestë ndërkombëtare dhe tensione në mes të Uashingtonit dhe Moskës.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara miratuan legjislacionin e njohur si Akti i Magnitsky-it, për të ndëshkuar zyrtarët që kanë lidhje me vdekjen e këtij avokati si dhe me ata zyrtarë rus që mendohet se kanë kryer abuzime kundër drejtave të njeriut.

Pas kësaj, Rusia ka aprovuar një ligj, i cili ndalon birësimet e fëmijëve rusë nga qytetarët amerikanë.
XS
SM
MD
LG