Ndërlidhjet

Rrëzohet helikopteri i NATO-s, pesë të vdekur


Ilustrim
Ilustrim
NATO tha se pesë trupa të huaj janë vrarë në një aksident helikopteri në Afganistanin jugor.

Në një deklaratë, NATO tha se përplasja është duke u hetuar, duke shtuar se raportet e para treguan se nuk kishte “ndonjë aktivitet armiqësor” në kohën e incidentit, që thuhet se ka ndodhur të hënën.

Përplasja erdhi në të njëjtën ditë, kur dy ushtarë amerikanë dhe pesë pjesëtarë të policisë afgane u vranë në një sulm të ashtuquajtur të brendshëm nga një person me një uniformë ushtarake.
XS
SM
MD
LG