Ndërlidhjet

Kurdët lirojnë robërit turq


Harta e Turqisë
Harta e Turqisë
Agjencia turke e lajmeve Anadolia ka bërë të ditur se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) ka liruar tetë robër turq, të cilët janë mbajtur për dy vjet në veri të Irakut.

Pengjet kanë përfshirë gjashtë ushtarë, një polic dhe një zyrtar lokal.

PPK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Lirimi i pengjeve ndodh pas kërkesës së liderit të burgosur kurd, Abdullah Ocalan.

Ky hap është po ashtu pjesë e përpjekjeve për paqe të Qeverisë turke, për t’i dhënë fund kryengritjes 29-vjeçare të rebelëve kurdë.

Konflikti që daton nga viti 1984, ka marrë rreth 30,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG