Ndërlidhjet

Baroso i shqetësuar rreth krizës në Qipro


Dmitri Medvedev dhe Hoze Manuel Baroso
Dmitri Medvedev dhe Hoze Manuel Baroso
Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso në Rusi tha se është "shumë i shqetësuar", rreth krizës së Qipros.

Baroso, arriti në Moskë të enjtën për bisedime me kryeministrin rus Dimitri Medvedev.
Qiproja është raportuar të jetë në krye të axhendës se bisedimeve.

Ministri i Financave në Qipro, Mihalis Sarris, gjithashtu është duke qendruar në Moskë për një takim me zëvendëskryeministrin, Igor Shuvalov, për të diskutuar një kredi të mundshme ruse.

Rusët kanë 31, milion dollar, para të gatshme dhe të korporatave private të depozituar në banka qipriote.

Krerët qipriotë pritet të diskutojnë një plan të ri për të shmangur një situate të veshtirë financiare, pasi parlamenti hodhi poshtë një marrëveshje për ndihmë nga BE-ja.
XS
SM
MD
LG