Ndërlidhjet

Qiproja me plan të ri për të shmangur kolapsin financiar


Ligjvënësit në Qipro takohen të premten për të vendosur mbi një pako të re shpëtimi nga Bashkimi Evropian, duke e vënë veten kështu në garë me kohën për të shmangur kolapsin financiar.

Pakoja e re e shpëtimit, që i është doërzuar Parlamentit të enjten mbrëma, parasheh ristrukturimin e sektorit bankar.

Qiproja duhet të grumbullojë 5.8 miliardë euro për t’u kualifikuar për ndihmën ndërkombëtare prej 10 miliardë eurosh.

Nëse nuk arrin të miratojë një plan deri të hënën e javës tjetër, Banka Qendrore Evropiane ka thënë se nuk do të ndërhyje për të shmangur kolapsin bankar.

Debati në Qipro sot pason deklarimin e ministrit rust ë financave se investitorët rus nuk janë të interesuar për të arritur një marrëveshje, e cila do të ofronte ndihmë financiare për Qipron.

Këto zhvillime pasojnë dështimin e parlamentit qipriot për të miratuar një plan të mëhershëm, në bazë të të cilit do të “konfiskoheh” 10 përqindëshi i të gjitha depozitave vendore.
XS
SM
MD
LG