Ndërlidhjet

SHBA dhe Afganistani tejkalojnë “pengesat”


Kavul, 25 mars 2013.
Kavul, 25 mars 2013.
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, dhe sekreatari amerikan i shtetit, John Kerry, kanë tejkaluar publikisht pengesat, pasi Uashingtoni i ka dorëzuar Kabulit përgjegjësitë për burgun e fundit që ka qenë nën kontrollin amerikan.

Pas bisedimeve me Karzain në Kabul, Kerry ka thënë se “janë në vija të njëjta” sa u përket bisedimeve për paqe me talibanët.

Kerry ka shfaqur bindjen se Karzai nuk beson se SHBA-ja ka interesa të tjerë, pos që t’i shohë talibanët në treyzën e bisedimeve.

Karzai, në anën tjetër, ka thënë se dorëzimi i përgjegjësive të burgut Bagram ka shënuar “një ditë shumë të mirë”.

Kontrolli i objektit ka qenë një çështje ngacmuese në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Më herët, presidenti afgan ka zemëruar zyrtarët amerikanë, duke akuzuar Uashingtonin se bashkëpunon me kryengritësit talibanë për të mbajtur të paqëndrueshëm vendin e tij.
XS
SM
MD
LG