Ndërlidhjet

Obama uron Pashkët


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve.

Kjo festë duhet të na shërbejë për të kaluar disa momente të qeta në lutje dhe reflektim, ka thënë Obama.

“Këtë fundjavë, shpresoj të jemi të gjithë në gjendje që të ndajmë një moment dhe të reflektojmë. Të përqafojmë të dashurit tanë. Të falënderohemi për bekimin. Të ripërkushtojmë veten për interesa më të mëdha se ato personale”, ka thënë presidenti amerikan në adresimin javor në radio.

Pashkët janë njëra nga festat më të rëndësishme krishtere dhe këtë vit kremtohen më 31 mars.
XS
SM
MD
LG