Ndërlidhjet

Indi: Ka filluar procesi kundër të akuzuarve për dhunim


Pamje nga demonstratat në Nju Delhi kundër dhunimit të studentes, e cila pastaj vdiq
Pamje nga demonstratat në Nju Delhi kundër dhunimit të studentes, e cila pastaj vdiq
Në një gjykatë në Nju Delhi të Indisë ka filluar procesi gjyqësor për gjashtë persona të akuzuar për dhunim dhe vjedhje të një femre zvicerane.

Mbrëmë, gjykata i ka dëgjuar dy dëshmitarë të prokurorisë, para se të shtyhej procesi.

Çifti zviceran nuk ishte i pranishëm në hapje të procesit.

Bashkëshorti ishte lidhur, ndërsa gruaja e tij ishte dhunuar nga grupi, më 15 të këtij muaji.

Çifti zviceran, poashtu, ishte vjedhur.

Katër prej gjashtë personave akuzohen për dhunim, ndërsa dy të tjerët për vjedhje dhe sulm.

Incidenti ndodhi tre muaj pasi një grup e kishte dhunuar një studente në Nju Delhi.
XS
SM
MD
LG