Ndërlidhjet

Kërkime të reja për identifikimin e viktimave të 11 Shtatorit


Pasojat e 11 Shtatorit në Nju Jork
Pasojat e 11 Shtatorit në Nju Jork
Në Nju Jork kanë nisur hulumtimet e mbeturinave - të mbledhura rishtazi në vendin ku sulmet e 11 Shtatorit kanë asgjësuar Qendrën Botërore të Tregtisë - në përpjekje për të identifikuar mbetje të tjera njerëzore.

Zyrtarët e qytetit kanë thënë se rreth 60 kamionë me mbeturina janë mbledhur gjatë 2 vjetëve të fundit.

Al Kaida ka sulmuar Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001, duke vrarë afor 3,000 njerëz. Deri më tash, 1,634 prej tyre janë identifikuar.

Zëvendësmajori i Nju Jorkut, Cas Holloway, u ka thënë familjarëve të viktimave se ekipi ligjor do të nisë një raund të ri të kërkimeve, për të vazhduar deri në identifikimin e viktimës së fundit.
XS
SM
MD
LG