Ndërlidhjet

Llajçak: Në veriun e Kosovës nuk ka sundim të ligjit


Mirosllav Llajçak
Mirosllav Llajçak
Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, ka vlerësuar se pjesa veriore e Kosovës është “tokë e askujt”.

“Sot veriu i Kosovës është tokë e askujt, pa sundim të ligjit, që nuk mund t’i konvenoj asnjë njeriu të ndershëm”, tha Mirosllav Llajçak, dhe ka shtuar se “është normale që atje është e domosdoshme të respektohen ligjet”.

Mëtutje, ai ka theksuar se “pala e Kosovës frikësohet se do të formohet një mekanizëm, i cili do ta bllokonte funksionimin e Kosovës, ndërsa pala serbe frikësohet se bashkësia serbe nuk do t’i ketë të drejtat e veta”.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se rundi i fundit i dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës, që ka përfunduar pa marrëveshje, nuk do të thotë dështim përfundimtar i negociatave dhe ka tërhequr vërejtjen se Bashkimi Evropian nuk është distancuar nga dialogu.

“Na presin edhe shumë aktivitete intensive, por jo ashtu të dukshme, por më tepër prapa skenës”, tha Llajçak dhe është shprehur se beson se do të arrihet marrëveshje, pasi, sipas tij, nuk ekziston problem që nuk ka zgjidhje.

Sllovakia është ndër 5 vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG