Ndërlidhjet

Krasniqi kritikoi partitë politike për ngecjet në reformën zgjedhore


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar partitë politike për zvarritjen dhe mungesën e vullnetit politik sa i takon çështjes së reformës zgjedhore.

Krasniqi ka thënë se parregullsitë në zgjedhje janë problem i shkuar dhe se tani do të duhej të mendohet se si të shmangesh nga problemet e shkuara në të ardhmen.

Kryeparlamentari Krasniqi, ka thënë se burimi kryesor i parregullsive është te shumësia e votave, në rastin kur një votuesi i duhet të votojë për subjektin politik dhe pesë kandidatë.

Më së miri, sipas tij, do të ishte thjeshtësimi i këtij sistemi i cili do të përmirësonte rezultatet dhe mënyrën e votimit.

Sipas, Krasniqit, rezultati i zgjedhjeve do të ishte rezultati i qytetarëve dhe vetëm kështu Kosova do të kryente ABC-në e demokracisë.

Krasniqi ka theksuar se është i bindur se nëse vazhdohet me sistemin e hapur me pesë kandidat do të përsëriten problemet e mëparshëm.
XS
SM
MD
LG