Ndërlidhjet

Lideri opozitar rus, Navalny synon të bëhet president


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, bëri publik synimin e tij për t’u bërë president.
Ai e shpalli këtë synim të enjten në kanalin e pavarur televiziv “Dozhd.

Navalny, një jurist karizmatik 36 vjeçar i cili u ngrit si një nga kritikët më të ashpër të presidentit Vladimir Putin, tha që nëse ndonjëherë vjen në pushtet atëherë do të kujdeset që Putini dhe disa afarist të mëdhenj përreth tij, do të ndiqen.

Navalny tha se dëshiron të luftojë varfërinë dhe të ndihmojë rusët të jetojnë normalisht si një vend evropian.

Komentet e tij u bënë vetëm disa orë pasi që një gjykatë ruse bëri të ditur se ai do të përballet me një gjykim me 17 prill nën akuzat për përvetësim, që ai i cilëson politikisht të motivuara.

Navalny rrezikon 10 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtor.
XS
SM
MD
LG