Ndërlidhjet

Serbi: Ka përfunduar mbledhja për Kosovën e kreut shtetëror


Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq
Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolliq
Mbledhja e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, kryeministrit Ivica Daçiq dhe nënkryetarit të qeverisë, Aleksandar Vuçiq, për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën dhe për ofertën e Brukselit, lidhur me këtë çështje, ka përfunduar sot në orët e mbrëmjes në Beograd.

Nga ndërtesa e presidencës së Serbisë, pak pas orës 17 janë larguar Daçiq dhe Vuçiq, por nuk kanë dashur të japin deklarata për gazetarë.

Mediat kanë raportuar se Vuçiqi dhe Nikolliqi disa orë kanë bisduar për zgjidhjen për Kosovën.

Aty kah fundi i mbledhjes atyre u është bashkuar kryeministri Daçiqi, i cili në mbledhjen e qeverisë i ka informuar ministrat për rrjedhën e negociatave ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Serbia dhe Kosova duhet të deklarohen për zgjidhjen e ofruar nga Bashkimi Evropian deri më 9 prill.
XS
SM
MD
LG