Ndërlidhjet

Rusia dërgon anijet në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se disa nga anijet në Flotën e Paqësorit do të dërgohen në Detin Mesdhe.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se anijet do të ndalojnë në portet e “shteteve të huaja”, por nuk specifikohet se për cilat shtete bëhet fjalë.

Rusia planifikon të ndërtojë prani të përhershme të forcave detare në Detin Mesdhe. Ky lajm është bërë i ditur qysh në muajin mars nga ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.
XS
SM
MD
LG