Ndërlidhjet

Zgjedhjet në Mal të Zi pa fitues të qartë


Llekiq & Vujanoviq
Llekiq & Vujanoviq
Të dy kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi kanë shpallur veten fitues.

Presidenti aktual, Fillip Vujanoviq, ka thënë se rezultatet e partisë së tij i japin atij 51 për qind të votave, ndërsa sfiduesit, Miodrag Llekiq, 48.7 për qind.

Në anën tjetër, Fronti Demokratik i Llekiqit ka thënë se kandidati i tyre është fitues.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë mbajtur të dielën. Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të dalë sot me rezultatet zyrtare.
XS
SM
MD
LG