Ndërlidhjet

Obama për Thatcherin: Amerika ka humbur një mike të vërtetë


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka cilësuar vdekjen e ish kryeministres britanike, Margaret Thatcher si humbje të një prej kampionëve më të fuqishëm që bota ka pasur për lirinë, kurse për Amerikën ka thënë se e ka humbur një mike të vërtetë.

“Si kryeministre, ajo ka ndihmuar në vendosjen e mirëbesimit dhe krenarisë për të cilën ka qenë gjithmonë e njohur Britania. Dhe si një mbështetëse e pandryshueshme e aleancës sonë transatlantike, ajo e ka ditur se me fuqi dhe vendosmëri ne mund ta fitonim Luftën e Ftohtë dhe të përmbushnim zotimet për lirinë”, citohet të ketë thënë presidenti amerikan, në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Këtu në Amerikë, shumë nga ne nuk do ta harrojë kurrë atë, duke qëndruar përkrah presidentit Reagan, duke ia kujtuar botës se ne nuk shtytemi thjesht nga rrymat e historisë sonë – por ne edhe mund t’i fromësojmë ato me bindje morale, guxim të palëkundur dhe vullnet të hekurt”, ka thënë Obama.
XS
SM
MD
LG