Ndërlidhjet

Thaçi: Personaliteti i Thatcherit, shembull global


Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka shpreh ngushëllime homologut të tij britanik David Cameron me rastin e vdekjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher.

Në telegramin e ngushëllimit, Thaçi i shkruan Cameronit se duke çmuar veprën e ish-kryeministres Thatcher në krye të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në momente tejet vendimtare, “dua të theksoj se personaliteti i saj i lartë do të jetë shembull pozitiv për liderë dhe burrështetas në mbarë botën”.

“Institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës edhe në këtë moment dhembje shprehin mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
XS
SM
MD
LG