Ndërlidhjet

ShBA: Retorika e Phenianit po shton tensionet


Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kërcënimet e Koresë Veriore janë “më shumë retorikë e padobishme” që vetëm ndikon në përshkallëzimin e tensioneve në rajon.

Shtëpia e Bardh tha të martën se Washingtoni po merr “masa të matura” për t’iu përgjigjur retorikës së shtuar të Phenianit zyrtar, përfshirë këtu edhe ripozicionimin e arsenalit të saj raketor mbrojtës.

Admirali Samuel Locklear, në ndërkohë i ka thënë Senatit se është në favor të rrëzimit të një rakete koreano-veriore, vetëm nëse ai kërcënon ShBA-të pse ndonjë nga aleatët e saj në rajon.

Pheniani ka paralajmëruar më herët të gjithë të huajt në Korenë e Jugut që të largohen nga ky shtet, në rast të shpërthimit të luftës.
XS
SM
MD
LG