Ndërlidhjet

SHBA dhe Koreja e Jugut në gjendje alarmi


Lideri verikorean, Kim Jong-Un.
Lideri verikorean, Kim Jong-Un.
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë rritur nivelin e mbikëqyrjes së përbashkët ushtarake, për shkak të indikacioneve se Koreja e Veriut mund të kryejë provë të re bërthamore.

Raportet citojnë zyrtarë të Seulit dhe Uashingtonit të kenë thënë se Phenjani mund të ketë në gjendje gatishmërie së paku dy raketa me rreze të mesme.

Ministri i Jashtëm jugkorean, Yun Byung-se, ka thënë se lëshimi i tyre mund të ndodhë në çdo kohë.

“Sipas të gjitha gjasave, Koreja e Veriut do të lansojë një lloj të ri të raketës, që quhet Musuad dhe ka rreze të mesme. Gama e saj është rreth 3,500 kilometra. Varet prej vendimit të Koresë së Veriut se ku do ta dërgojë”, ka thënë Yun.

Phenjani ka kërcënuar se do të sulmojë SHBA-në dhe Korenë e Jugut, në përgjigje të sanksioneve ndërkombëtare kundër tij. Sanksionet kanë pasuar provën e tretë bërthamore, që Koreja e Veriut ka kryer në muajin shkurt.
XS
SM
MD
LG