Ndërlidhjet

Obama zotohet për mbrojtje nga Koreja V.


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij do të përdorë diplomacinë për të ulur tensionet me Korenë e Veriut, por po ashtu “do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur SHBA-në dhe aleatët e saj.

Obama i ka bërë këto komente pas bisedimeve për Korenë me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Ky i fundit i ka bërë thirrje Kinës dhe të gjitha vendeve të tjera që kanë ndikim në Korenë e Veriut, që të ushtrojnë autoritetin e tyre për të reduktuar tensionet me Phenjanin.

Udhëheqësi verikorean, Kim Jong Un, ka shqetësuar shumë vende të Azisë me kërcënimet se do të kryejë sulme bërthamore.

Agjencia amerikane e Inteligjencës ka thënë se Koreja e Veriut mund të ketë njohuri për armatosjen e një rakete balistike me kokë bërthamore, porse “arma nuk do të ishte shumë e besueshme”.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG