Ndërlidhjet

SHBA: Keqardhje që Serbia e refuzoi propozimin


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Patrick Ventrell, është shprehur se refuzimi i Serbisë ndaj propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve me Kosovën, “është për keqardhje”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë në mbledhjen me gazetarë në Departamentin amerikan të shtetit në Uashington, thuhet në transkriptin e publikuar në faqen në Internet të Departamentit amerikan të shtetit.

I pyetur nga një reporter se çka mund të thotë për raportet se ish ndihmës sekretari, Philip Gordon, dhe ambasadori Reeker, janë në kontakt me qeverinë e Serbisë dhe se ata po e nxisin Serbinë qa ta nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën, zoti Ventrell tha:

“Me të vërtetë nuk kam ndonjë gjë të re për ju. Ju e dini se ku ishim ne në fillim në kuptimin e të shprehurit të keqardhjes, që Serbia e ka refuzuar propozimin, prandaj kjo është diçka për të cilën ne shprehëm keqardhje. Ne e dimë se BE-ja vazhdon të punoj në këtë, dhe ambasadori Reeker është udhëheqja jonë për politikën tonë në këtë rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin konsultativ, por unë vërtetë nuk kam diçka të re”.
XS
SM
MD
LG