Ndërlidhjet

Kroaci: Zgjedhen anëtarët e parë të Parlamentit Evropian


Pamje nga qendra e Zagrebit
Pamje nga qendra e Zagrebit
Në Kroaci sot po mbahen zgjedhjet për anëtarët e parë të saj në Parlamentin Evropian, pasi ky vend prej 1 Korrikut bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët në Kroaci thonë se zgjedhja e 12 ligjvënësve evropianë është moment “historik” dhe paraqet kthesë të madhe në rrugën e reformave të vështira, që kanë zgjatur me vite.

Presidenti Ivo Josipoviq ka kërkuar që votuesit të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Megjithatë, analistët thonë se kroatët e zakonshëm duken se janë më tepër të shqetësuar për problemet e ekonomisë, e cila varet nga turizmi. Prej vitit 2009, ekonomia kroate nuk ka shënuar rritje.

Rrjedhimisht, analistët parashohin dalje të ulët të votuesve në zgjedhjet për evrodeputetë.
XS
SM
MD
LG