Ndërlidhjet

Sllovakia: Njohja pas marrëveshjes Kosovë-Serbi


Bratisllavë - Ish-kryeministrja Iveta Radiçova në një konferencë për shtyp, 11Nënt2011
Bratisllavë - Ish-kryeministrja Iveta Radiçova në një konferencë për shtyp, 11Nënt2011
Sllovakia do ta njohë Kosovën pasi Prishtina dhe Beogradi nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin e raporteve, thotë ish-kryeministrja Iveta Radiçova.

Në një intervistë për të përditshmen beogradase Blic, shefja e qeverisë sllovake deri në vitin 2012, thotë se edhe pse nuk mund të flasë në emër të qeverisë aktuale, ajo beson që “kur të normalizohen raportet, nuk ka arsye pse Sllovakia të mos e mbështet Serbinë dhe Kosovën si dy shtete të pavarura”.

Ajo ka theksuar se shefi i tashëm i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, ka bërë shumë për këtë çështje dhe se është gati t’iu ndihmojë dy vendeve për të ecur para.

“Qëndrimi i Sllovakisë është që do të njohë Kosovën, kur Beogradi dhe Prishtina nënshkruajnë marrëveshje”, thotë ish-kryeministrja sllovake, Iveta Radiçova.
XS
SM
MD
LG