Ndërlidhjet

Japoni - Gjykata nuk mbyll centralin bërthamor


Japoni - Centrali bërthamor në prefekturën Fukushima, 11Mars2013 (ilustrim)
Japoni - Centrali bërthamor në prefekturën Fukushima, 11Mars2013 (ilustrim)
Një gjykatë në Japoni, ka hedhur poshtë peticionin për mbylljen e dy reaktorëve të mbetur bërthamor në vend, që është verdikti i parë në këtë shtet për energjinë nukleare prej katastrofës së Fukushimas që ngjau dy vjet më parë.

Aktivistët anti-bërthamor kanë kërkuar mbylljen e raktorëve në centralin Ohi të Kansai Electric Poëer, në perëndim të Japonisë, sepse seizmologët dyshojnë që pjesë të tij qëndrojnë mbi një vijë të gabuar, e që bie në kundërshtim me ligjet japoneze.

Verdikti për Ohin është nxjerr të martën.

Katastrofa në Fukushima, që është aksidenti më i rëndë bërthamor në botë, në çerek-shekullin e fundit, ka shkaktuar mbylljen graduale të të gjithë reaktorëve bërthamor në maj të vitit 2012, duke lënë kështu Japoninë pa energji bërthamore, për të parën herë që nga viti 1970.

Çmimet e karburantit në Japoni u ngritën përnjëherë, meqë kompanitë e prodhimit të energjisë elektrike, bënë porosi të mëdha gazi, naftës dhe qymyrit.

Qeveria e shtetit, pati vendosur qershorin e shkuar që të rihap reaktorin në Ohi, që si shkas nxiti lëvizjen anti-bërthamore, duke shkaktuar demokratat më të mëdha ndonjëherë në këtë vend.

Sondazhet e kryera nga mediet, flasin se shumica e popullatës dëshiron që shteti të heq dorë nga prodhimi i energjisë elektrike për reaktorëve bërthamor deri në vitin 2030, në mos më herët.

Rregullatori Japonez për Energjinë Bërthamore, është duke hetuar pohimet nëse peticioni i refuzuar, vërtet qëndron se centrali është i ndërtuar në vija të gabuara seizmike.(reuters)
XS
SM
MD
LG