Ndërlidhjet

Venezuelë: Nga dhuna pas zgjedhjeve – 7 të vrarë


Mbështetësit e kandidatit opozitar për president qëndrojnë para policisë në kryeqytetin Karakas
Mbështetësit e kandidatit opozitar për president qëndrojnë para policisë në kryeqytetin Karakas
Prokurorja e Venezuelës, Luisa Ortega, tha se së paku shtatë vetë janë vrarë nga dhuna lidhur me zgjedhjet presidenciale të kontestuara në Venezuelë.

Ajo nuk ka paraqitur më tepër detaje lidhur me atë se si u vranë këta njerëz, por ka theksuar se janë arrestuar 135 vetë.

Protestat e dhunshme në kryeqytetin Karakas dhe në qytetet e tjera, shpërthyen pasi të hënën autoritetet zgjedhore shpallën se kandidati qeveritar, Nicolas Madura, ka fituar në zgjedhjet e së dielës me diferencë të vogël.

Por, kandidati opozitar, Henrique Capriles, ka refuzuar t’i pranoj rezultatet dhe ka kërkuar rinumërim të votave.

Madura e ka akuzuar opozitën se po përgatit komplot kundër qeverisë së tij.

Qeveria dhe opozita i kanë ftuar mbështetësit për demonstrata të mëtejshme.
XS
SM
MD
LG