Ndërlidhjet

Iraku ekzekuton 21 operativë të Al Kaidas


Ilustrim
Ilustrim
21 të burgosur irakian të dënuar për terrorizëm dhe lidhje me Al Kaidan, janë ekzekutuar sot me varrje, njofton ministria irakiane e drejtësisë.

Sipas një komunikate për shtyp, të burgosurit ishin operativë të celulave të Al Kaidas në Irak, dhe ishin të përfshirë në shpërthime të makinave bomba, vrasjeve të porositura dhe sulmeve me bomba.

Gjatë këtij viti, autoritetet irakiane kanë ekzekutuar mbi 50 të dënuar, edhe pse grupe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë bërë thirrje që të rishikohet kjo formë e dënimit.

Vitin e shkuar ndërkaq, 129 njerëz janë ekzekutuar në Irak, për ç’arsye Amnesty International dyshon se të burgosurit kishin gjykim të drejtë.

Grupe që vëzhdojnë globalisht të drejtat e njeriut, e renditin Irakun në vendin e katërt për nga ekzekutimi i të burgosurve, pas Kinës, Iranit, Arabisë Saudite.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e pestë.
XS
SM
MD
LG