Ndërlidhjet

Ricin edhe në letrën dërguar Obamës?!


Uashington
Uashington
Byroja Federale e Inteligjencës ka thënë se testet fillestare kanë treguar se letra e dyshimtë, e dërguar në adresë të presidentit amerikan, Barack Obama, ka përmbajtje ricini.

FBI ka thënë se testet shtesë do të kryhen gjatë 24 orëve të ardhshme, për të konfirmuar praninë e ricinit.

Letra është gjetur të martën gjatë testimit të postës, jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Ajo është zbuluar në të njëjtën ditë kur autoritetet kanë raportuar se një letër me përmbajtje ricini është dërguar në adresë të senatorit amerikan, Roger Wicker.

Ekspertët thonë se ricini mund të shkaktojë vdekje te ata që e nuhasin ose përtypin këtë substancë.
XS
SM
MD
LG