Ndërlidhjet

SHBA: U publikuan fotot dhe videot e dy të dyshuarve


FBI i ka publikuar fotot e dy personave të dyshuar për eksplodimet në Boston
FBI i ka publikuar fotot e dy personave të dyshuar për eksplodimet në Boston
Agjencia FBI i ka publikuar fotografitë dhe videot e dy personave të cilët nga hetuesit janë të dyshuar për involvim të mundshëm në sulmet vdekjeprurëse me bomba në Boston të Shteteve të Bashkuara.

Në fotografitë e publikuara mbrëmë, shihen dy të rinjë me të veshura të mbyllëta.

Agjenti special i agjencisë FBI, Rick DesLauriers, i ka bërë thirrje opinionit që të ndihmoj në gjetjen e të dyshuarve, në mënyrë që ata të merren në pyetje.

Ai, poashtu, ka tërhequr vërejtjen se personat mund të konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.

Nga eksplodimi më 15 Prill në maratonën e Bostonit, janë vrarë së paku tre vetë dhe plagosur afro 170 të tjerë.

Zyrtarët thonë se ata supozojnë se eksplodimet janë shkaktuar me pajisjet për zierje me presion, të mbushura me gozhda dhe toptha çeliku, të fshehura në valixhe.
XS
SM
MD
LG