Ndërlidhjet

Jahjaga mirëpret marrëveshjen e arritur Kosovë - Serbi


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, mirëpret marrëveshjen e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daciq në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.


“Presidentja Jahjaga vlerëson se marrëveshja e arritur ndihmon në vendosjen e bashkëpunimit të gjithanshëm si dhe relakson raportet ndërmjet dy vendeve tona, duke ndihmuar në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe është kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë”, thuhet në komunikatën e kabinetit për informim të presidentes.

“Presidentja Jahjaga, që po qëndron në Londër, bisedoi me telefon me kryeministrin Thaci të cilin e përgëzoi për arritjen e marrëveshjes dhe përkushtimin e tij në mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të kushtetutshmërisë dhe për përmbylljen me sukses të një kapitulli të marrëdhënieve të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG