Ndërlidhjet

Së shpejti edhe një rreth i ri bisedimesh?!


Nga e majta: Daçiq, Ashton, Thaçi.
Nga e majta: Daçiq, Ashton, Thaçi.
Në Bruksel, së shpejti, do të mbahet rrethi i ri i bisedimeve ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, shkruajnë mediat serbe, duke u thirrur në burimet e veta diplomatike.

Këtë herë, sipas tyre, dialogu do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjes Prishtinë-Beograd.

Tanjug citon burimet diplomatike t’i kenë thënë se “në Bruksel janë të ndërgjegjshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar, saqë nuk mund të zgjidhet në nivel grupesh punuese, andaj është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut në nivel të lartë”.

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka konfimruar këtë informatë në mënyrë të tërthortë.

“U jam ofruar palëve të marr pjesë jo vetëm në zbatimin e marrëveshjes, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme”, ka thënë Ashton pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së.

Data e këtij raundi të dialogut nuk është caktuar ende.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG