Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova e ka gati planin e zbatimit të marrëveshjes


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë, më 19 prill në Bruksel.

Ai e ka quajtur këtë marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe të paqes.

Ai ka paralajmëruar se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, do të jetë nesër në Bruksel për të biseduar për procesin e zbatimit të marrëveshjes.

“Kosova e ka përgatitur planin e implementimit. E ka gati. Nesër do t’ia prezantojmë kabinetit të baroneshës Ashton në Bruksel. Plani është konkret, me akte ligjore, afate kohore dhe akterët e implementimit".

"Presim që ta kemi planin implemetues, do të thotë, të dakorduar, deri më 26 prill, siç është e përfshirë në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi”, ka thënë kryeministri Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, mbajtur në Prishtinë.

Ai ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes do të jetë sfidë dhe se fati i marrëveshjes do të varet nga zbatimi.
XS
SM
MD
LG