Ndërlidhjet

Mbi 140 të vdekur në Bangladesh


Bangladesh
Bangladesh
Ka arritur në të paktën 142 numri i të vdekurve në Bangladesh, si pasojë e shembjes së një fabrike.

Zyrtarët lokalë druajnë për rritjen e numrit të viktimave, pasi shumë njerëz vazhdojnë të mbesin nën rrënoja.

Ndërtesa tetëkatëshe, pranë qytetit Daka, është shembur të mërkurën dhe ka shkaktuar plagosjen e rreth 1,000 personave të tjerë.

Kolapsi i saj ndodh më pak se pesë muaj pas përfshirjes në zjarr të një fabrike tjetër. Në këtë incident kanë humbur jetën 112 persona.
XS
SM
MD
LG