Ndërlidhjet

Dëmtohet xhamia historike në Alepo


Alepo
Alepo
Minareja e një xhamie historike në Alepo të Sirisë, është shkatërruar.

Xhamia që daton nga shekulli 12 dhe është nën mbrojtjen e UNESCO-s, ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra për muaj të tërë dhe ka pësuar tashmë dëmtime të shumta.

Kryengritësit rebelë dhe ushtarët qeveritarë kanë akuzuar njëri-tjetin për sulmet ndaj xhamisë.

Siria është përfshirë nga lufta civile qysh në mars të vitit 2011. Rreth 70,000 njerëz vlerësohet të kenë humbur jetën në luftime.
XS
SM
MD
LG