Ndërlidhjet

Franca i shet Kinës 60 "Airbus" dhe dijen nukleare


Kinë – Presidenti Xi Jinping (m) dhe homologu i tij francez François Hollande, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale në Pekin, 25Prill2013
Kinë – Presidenti Xi Jinping (m) dhe homologu i tij francez François Hollande, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes bilaterale në Pekin, 25Prill2013
Republika Popullore e Kinës do të blej 60 aeroplanë Airbus.

Marrëveshja e mirëkuptimit u nënshkrua sot ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe atij francez François Hollande, në të cilën parashihet edhe bashkëpunimin në fushën e energjisë bërthamore.

Marrëveshja franko-kineze cakton edhe parametrat për bashkëpunim në fushat tjera si mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm urban, energjinë elektrike, aviacionin, financat, sigurimet, sigurinë në ushqim, kulturë dhe turizëm.

Kompania Airbus ka njoftuar se do t’i dërgojë Kompanisë Ajrore Kineze, në pronësi të shtetit, 42 aeroplan A320 dhe 18 aeroplanë A330s.

Dy liderët Xi dhe Hollandë janë pajtuar që të zhvillojnë takime të rregullta të nivelit të lartë, mes dy popujve.

Kryetari i Francës François Hollande është lideri i parë i lartë perëndimor, që viziton Kinën, prej se Xi Jinping dhe liderët tjerë të partisë komuniste, u zgjodhën në pushtet në muajin mars të këtij viti.

Franca përbën 1.3% të në shifrat e tregtisë së jashtme të Kinës, krahasuar me 5% të Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG