Ndërlidhjet

Dhaka: 270 viktima nga shembja e ndërtesës


Bangladesh – Vullnetarë dhe ekipe shpëtimtare në vendin e ngjarjes, ku është shembur ndërtesa tetëkatëshe, 25Prill2013
Bangladesh – Vullnetarë dhe ekipe shpëtimtare në vendin e ngjarjes, ku është shembur ndërtesa tetëkatëshe, 25Prill2013
Rritet numri i të vdekurve në Banglladesh, pas shembjes së tetëkatëshes dy ditë më parë, njoftojnë autoritetet, ku autoritetet thonë se tani numërohen 273 viktima nga kjo tragjedi.

Një zyrtar i lartë policor i ka thënë medieve se numri i të vdekurve nga kolabimi i fabrikës në një qytezë afër kryeqytetit Dhaka, po rritet dita ditës, kurse ekipet shpëtimtare kanë arrit të nxjerrin nga gërmadhat 54 persona.

Autoritetet dyshojnë se afro 200 persona janë ende gjallë, por të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës që u shemb nga ndërtimi i dobët të mërkurën.
XS
SM
MD
LG