Ndërlidhjet

Fyle: KE nuk përzihet në vendimin për referendum në Serbi


Pamje nga një takim i mëparshëm Fyle - Nikolliq (djathtas)
Pamje nga një takim i mëparshëm Fyle - Nikolliq (djathtas)
Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, tha se marrëveshja Serbi – Kosovë, ka dërguar mesazh të fuqishëm për qëndrimin evropian të Serbisë dhe se Komisioni Evropian nuk do të përzihet në vendimin eventual të autoriteteve serbe për mbajtjen e referendumit lidhur me këtë çështje.

Mëtutje, zoti Fyle, pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, theksoi se çfarëdo që të jetë vendimi, ai nuk duhet ta shtyjë procesin, “por të siguroj implementimin e marrëveshjes”.

Presidenti Nikolliq tha se Serbia e pret e qetë vendimin e Bashkimit Evropian në muajin qershor dhe theksoi se autoritetet në Serbi kanë bërë çdo gjë të mundshme për fitimin e datës për fillimin e negociatave për pranim në BE.
XS
SM
MD
LG