Ndërlidhjet

Është arrestuar presidenti i Federatës së BeH


Zhivko Budimir
Zhivko Budimir
Policia e Bosnjës ka arrestuar njërin prej dy presidentëve të vendit, gjatë një hetimi për korrupsion.

Një zëdhënës i prokurorisë ka konfirmuar të premten mbrëma arrestimin e Zhivko Budimirit, president i Federatës Bosnjako-Kroate, dhe së paku të 18 zyrtarëve të tjerë.

Zëdhënësi Boris Grubeshiq ka thënë se anëtarët e grupit dyshohen për “abuzim të autoritetit, ndërmjetësim të paligjshëm, marrje dhe dhënie të ryshfetit, krim të organizuar dhe trafikim të drogës”.

Bosnja është e ndarë në dy rajone autonome: Federatën e Bosnjë-Hercegovinës, të dominuar me boshnjakë myslimanë dhe kroatë, dhe Republikën Serbe.

Të dyja ato kanë shkallë të lartë të autonomisë.
XS
SM
MD
LG