Ndërlidhjet

Bangladesh: 5 të arrestuar; së paku 340 viktima


Daka, Bangladesh
Daka, Bangladesh
Policia në Bangladesh ka arrestuar pesë persona, në lidhje me shembjen e një fabrike në Daka. Numri i të vrarëve nga incidenti i së mërkures ka arritur në të paktën 340.

Të arrestuarit përfshijnë drejtorin e fabrikës dhe gruan e pronarit të ndërtesës, i cili vetë ndodhet në arrati.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të shtunën të nxjerrin trupa të vdekur dhe të mbijetuar nga rrënojat.

Ndërtesa tetëkatëshe është shembur më 24 prill. Incidenti ka përqendruar vëmendjen te kushtet e vështira të punës në industrinë gjigante të tekstilit në Bangladesh, e cila prodhon veshje për marka të njohura ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG