Ndërlidhjet

Policia arreston protestues në Moskë


Moskë - foto arkivi
Moskë - foto arkivi
Policia ruse ka arrestuar dhjetëra protestues në Sheshin e Kuq të Moskës, gjatë një proteste kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Protesta synonte të bënte thirrje për zgjedhje të reja presidenciale dhe të tërhiqte vëmendjen për aktivistët e burgosur në prag të inaugurimit të Putinit, në maj të vitit 2012.

Aktivisti i opozitës, Pavel Kuznetsov, i ka thënë agjencisë Reuters se “kemi ardhur këtu, për t’iu kujtuar njerëzve se zgjedhjet kanë qenë të paligjshme” dhe se në to “ka pasur shkelje”.

Aksioni është organizuar nga Lëvizja e Frontit ë Majtë, e cila përfshin liderin e opozitës, Sergei Udaltsov.

Ky i fundit aktualisht ndodhet nën arrest shtëpiak. Ai akuzohet për prishje masive të rendit publik me organizimin e protestave kundër Putinit.
XS
SM
MD
LG