Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për qeverinë në Itali


Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.
Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano.
Është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë së re në Itali, duke i dhënë fund bllokadës politike që nga zgjedhjet e përgjithshme të muajit shkurt.

Marrëveshja është bërë publike pasi kryeministri i mandatuar, Enrico Letta, ka takuar presidentin Giorgio Napolitano.

Koalicioni bashkon Partinë Demokratike të Lettës dhe Njerëzit e Lirisë të ish-kryeminsitrit Silvio Berlusconi.

Betimi do të bëhet të dielën në orën 11:30, sipas kohës lokale.

Berlusconi ka thënë se nuk do të jetë ministër, por ka kërkuar që figurave kryesore të partisë së tij t’iu jepen poste të larta.

Zgjedhjet e shkurtit në Itali nuk kanë prodhuar fitues të qartë, ndërsa analistët kanë sugjeruar se bllokada politike do të vonojë reformat që mund të ndihmojnë ringjalljen e Italisë së zhytur në recesion.
XS
SM
MD
LG