Ndërlidhjet

Indi: Vdes 4-vjeçarja e përdhunuar


Ilustrim
Ilustrim
Indiania 4-vjeçare, e cila është përdhunuar afro dy javë më parë, ka vdekur në spital.

Autoritetet spitalore kanë konfirmuar vdekjen e saj nga arresti kardiak.

Vogëlushja është përdhunuar më 18 prill në rajonin Madhya Pradesh dhe që nga ajo kohë ka qenë në gjendje kome.

Së paku një i dyshuar për rastin është arrestuar.

Dhuna seksuale kundër grave ka qenë në qendër të vëmendjes në Indi, prejse përdhunimi fatal i një studenteje 23-vjeçare në Nju Delhi, dhjetorin e kaluar, ka shkaktuar protesta mbarëkombëtare.

Protestuesit thonë se dhuna seksuale ndaj grave në Indi ka vazhduar pa u pakësuar, me gjithë miratimin e ligjeve të fundit që shqiptojnë dënime të ashpra për përdhunim.
XS
SM
MD
LG