Ndërlidhjet

Nga nesër, liria e lëvizjes zbatohet në dy pikëkalime tjera


Vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinë
Vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinë
Nga një maji, marrëveshja për lirinë e lëvizjes do të zbatohet plotësisht edhe në dy pikëkalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, në Muçibabë dhe Mutivodë, ka bërë me dije përmes një komunikate për media kabineti qeveritar.

Në njoftim thuhet se delegacioni i Republikës së Kosovës, nën kryesimin e Zëvendëskryeministres njëherit udhëheqëses së dialogut teknik znj. Edita Tahiri dhe ekipi i ekspertëve kanë marrë pjesë në takimin e radhës të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM), të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, në Bruksel.

Në agjendë të këtij takimi, sipas njoftimit, ishte vlerësimi mbi zbatimin e marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe përgatitjet e mëtejmë për zbatimin e planeve të aksionit për këtë marrëveshje si dhe diskutimet për çështjet që ndërlidhen me lirinë e lëvizjes.

“Në këtë takim u vlerësuan përparimet në zbatimin praktikë të Protokollit Teknik dhe respektimi i afateve kohore nga të tria palët. Pas konstatimit të përbashkët se shënjimi i pikave kufitare në gjashtë pikëkalimet e kufirit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë u realizua me sukses, faza e ardhshme do të fokusohet në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të IBM-it sipas praktikave më të mira evropiane".

"Po ashtu, u arrit pajtueshmëria që nga data 1 maj 2013 marrëveshja për lirinë e lëvizjes të zbatohet plotësisht edhe në dy pikëkalimet kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, në Muçibabë dhe Mutivodë”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG