Ndërlidhjet

Sulme vdekjeprurëse në Irak


Foto ilustruese nga arkivi, Irak.
Foto ilustruese nga arkivi, Irak.
Dy sulme të ndara me bomba në Irakun qendror kanë vrarë të paktën gjashtë njerëz.

Sulmi i parë ndodhi në periferinë e Bagdadit Al-Husseiniyah, të dominuar nga komuniteti shiit, duke vrarë të paktën tre civilë.

Të paktën 10 njerëz, përfshirë edhe policë, të cilët ishin në një pikë kontrolli, u plagosën në shpërthim.

Një makinë bombë shpërtheu më vonë pranë një grupi të milicisë pro-qeveritare në afërsi të Falluxhas, në perëndim të Bagdadit, duke vrarë të paktën tre luftëtarë.

Shpërthimi ka plagosur edhe 15 persona të tjerë.

Milicët ishin mbledhur jashtë një objekti ushtarak për të marrë pagat e tyre.

Sulmet vijnë mes një valë të dhunës që ka vrarë më shumë se 240 njerëz që prej javës së fundit të prillit, duke shkaktuar frikë për një kthim të gjakderdhjes sektare.
XS
SM
MD
LG