Ndërlidhjet

Edhe tre të arrestuar për sulmet në Boston


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Bostonit ka arrestuar tre të dyshuar të tjerë në lidhje me sulmet në Maratonën e Bostonit.

Departamenti i policisë nuk ka publikuar detaje të tjera ne lidhje me identitetin e tyre apo rolet e dyshuara, raporton BBC.

Sulmet e 15 prillit kanë lënë tre persona të vrarë dhe mbi 260 të plagosur.

Dzhokhar Tsarnaev, 19 vjeç, është akuzuar formalisht në lidhje me to.

Vëllai i tij, Tamerlan, 26 vjeç, është vrarë gjatë të shtënave me policinë në Boston, më 19 prill.

“Tre të dyshuar të tjerë janë marrë në paraburgim. Detajet do të pasojnë”, ka njoftuar Departamenti i Policisë në Boston.

Autoritetet më herët kanë sugjeruar se dy vëllezërit kanë vepruar të vetëm.
XS
SM
MD
LG