Ndërlidhjet

Liria e mediave “në pikën më të ulët”


Logo e Freedom House
Logo e Freedom House
Liria e mediave në mbarë botën ka rënë vitin e kaluar në pikën më të ulët në disa dekada. Kjo, sipas raportit më të ri të organizatës Freedom House, e cila monitoron demokracinë.

Drejtorja e projektit, Karin Deutsch Karlekar, ka thënë se gjetjet tregojnë “trende negative në shumicën e rajoneve të botës”.

Koreja e Veriut dhe Turkmenistani mbajnë epitetin e vendeve më të këqija sa i përket lirisë së mediave, për t’u pasuar nga Uzbekistani dhe Bjellorusa.

Gjeorgjia dhe Armendia thuhet se kanë treguar përmirësime të mëdha, ndërsa Azerbajxhani është përkeqësuar.

Organizata amerilane, Freedom House, po ashtu ka konstatuar “kontroll të plotë mbi televizionin, radion dhe mediat e shkruara në Rusi”.
XS
SM
MD
LG