Ndërlidhjet

Kosovë: Urdhërohet ndërprerje e ndërtimeve në Prevallë


Pamje nga Prizreni
Pamje nga Prizreni
Ministri i mjedisit i Kosovës, Dardan Gashi, ka marrë vendim për ndërprerjen e “të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës”, që është pjesë e Parkut Nacional “Sharri”.

Mëtutje, në njoftimin e Ministrisë së mjedisit theksohet se ky vendim u mor pas degradimit të ambientit, gjegjësisht tejkalimit të kushteve dhe kritereve për ndërtim, dhe mosrespektimin e udhëzuesit të MMPH-së, që ju ka dërguar Komunës së Prizrenit, për mënyrën e zbatimit të planit urban në këtë zonë.

Ministria e mjedisit dhe e planifikimit hapësinor (MMPH) do t’i shqyrtoj të gjitha lejet e ndërtimit të lëshuara në këtë zonë nga Komuna e Prizrenit, nëse janë konform gjendjes faktike në terren dhe ligjeve në fuqi, thuhet në njoftimin për media.
XS
SM
MD
LG